Ndërlidhjet

Paralajmërimet suedeze për njohje të Palestinës, inatosin Izraelin


Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu

Ministria e Jashtme izraelite, të hënën i ka bërë thirrje ambasadorit të Suedis, që të kundërshtojë deklaratën e Stokholm-it, mbi qëllimin e saj për të njohur shtetin palestinez.

Ambasadori, Carl Magnus Nesser, është thirrur nga zëvendësdrejtori i përgjithshëm i ministrisë për për Evropë, Aviv shir-On, për të protestuar dhe shprehur pakënaqësinë e Izraelit, pasi që kryeministri suedez, Stefan Lofven njoftoi synimin e tij për të njohur një shtet palestinez, thuhet në deklaratën e kësaj ministrie.

Shir-On, ka paralajmëruar se lëvizjet tilla, nuk do të kontribuojnë për përmirësmin e marrëdhënieve mes Izraelit dhe palestinezëve, përkundrazi do t’i përkeqësojnë ato.

Izraeli, ka kohë që këmbëngul se palestinezët mund të marrin shtetin e tyre të premtuar, përmes negociatave të drejtpërdrejta dhe jo nëpërmjet kanaleve të tjera diplomatike.

Sipas Shir-On, i sapozgjedhur kryeministri i Suedisë Lofven, interesimi i tij i menjëhershëm për tu marrë me çështjet palestineze, është diçka e ‘çuditshme’, pasur parasysh luftërat që po ndodhin këto momente në regjion.

Ambasadori suedez në Izrael, nuk ka komentuar për takimin e tij, i cili u zhvillua tri ditë pasi që kryeministri suedez, foli për synimeet e tij për ta njohur Palestinën si shtet të pavarur.

Sunimet e kryeministrit suedez, i kanw kritikuar edhe kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu dhe Ministri i Jashtëm Avigdor Lieberman.

"Zgjedhja e dy shteteve kërkon njohje dhe dëshirë për ekzistencë paqësore. Prandaj, Suedia do të njohë Shtetin e Palestinës”, ka thënë kryeminsitri Lofven, por pa sqaruar se kur mund të marrë një vendim të tillë.

XS
SM
MD
LG