Ndërlidhjet

Takim ndërkombëtar, për programet bërthamore të Iranit


Ilustrim
Ilustrim

Ekspertë të Kombeve të Bashkuara OKB për armë bërthamore, kanë kërkuar takim në Tehran të Iranit, nesër më 7 tetor, lidhur me programet bërthamore të këtij vendi.

Vizita e Zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore IAEA, Tero Varjoranta dhe të një delegacion, vjen pasi që agjencia kërkon të mësojë, se çfarë lidhshmëria kanë programet bërthamore të Iranit me aktivitetet ushtareke.

Irani, nuk i është përgjigjur ftesës së IAEA për një takim mes tyre, më 25 gusht.

Për programet bërthamore, sot kanë komentuar edhe fuqitë botërore të përfshira tashmë në biseda me Iranin, që kjo e fundit t’i ndalë prodhimet bërthamore.

Zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov, ka thënë sot se ai beson se bashkë me 6 fuqitë botërore do të arrijnë të realizojnë një marrëveshje, për programet bërthamore, më së largu deri më 24 nëntor.

Sipas tij, takimi i radhës mes tyre dhe Iranit, mund të caktohet brenda pak javësh.

XS
SM
MD
LG