Ndërlidhjet

Rusi: Ligji i ri i ndalon demonstratat gjatë natës


Parlamenti rus gjatë një seance
Parlamenti rus gjatë një seance

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e ka nënshkruar një legjislacion të plotësuar, me të cilin ndalohet mbajtja e demonstratave dhe takimeeve gjatë natës.

Legjislacioni me amandamente për takime, tubime, demonstrata grupore e individuale, është postuar sot në portalin zyrtar juridik të Rusisë.

Me amandamentet e reja konsiderohet ilegale mbajtja e ngjarjeve publike para orës 7 të mëngjesit dhe specifikohet se zhvillimet e tilla duhet të përfundojnë para orës 22.

Ka përjashtime për ngjarjet me të cilat shënohen datat historike dhe zhvillimet kulturore.

Ky legjislacion ka kaluar në Dhomën e ulët të parlamentit, më 19 shtator, ndërsa Këshilli i Federatës e miratoi më 1 tetor.

XS
SM
MD
LG