Ndërlidhjet

logo-print

Pakistan, Indi: Nëntë civilë të vrarë nga këmbimi i zjarrit


Ushtarët e Indisë patrullojnë në kufirin me Pakistanin në rajonin Kashmir

Ushtarët e Indisë patrullojnë në kufirin me Pakistanin në rajonin Kashmir

Nëntë civilë janë vrarë dhe 25 të tjerë janë plagosur, gjatë luftimeve përgjatë kufirit kontestues ndërmjet Pakistanit dhe Indisë, në rajonin Kashmir.

Luftimet e sotme ishin më të ashprat, prej se India i ka pezulluar bisedimet për paqe muajin e kaluar.

Të dy palët e kanë akuzuar njëra-tjetrën për të shtënat.

Rajoni Kashmir në Himalaje është në qendër të konstestit ndërmjet Indisë e Pakistanit, prej se ato u bënë të pavarura në vitin 1947.

XS
SM
MD
LG