Ndërlidhjet

Rusi: Pretendohet zbulimi i sulmeve terroriste


Pamje e një vendbanimi në Dagestan të Rusisë
Pamje e një vendbanimi në Dagestan të Rusisë

Komiteti Kombëtar Antiterror i Rusisë tha se nga operacioni i sigurisë në Dagestan është vrarë një militant dhe është konfiskuar sasi e madhe e eksplozivit.

Ky komitet ka ndërmarrë një operacion gjatë ditës së sotme në rajonin Kyzylyurt dhe e ka vrarë personin, Alidibir Asudinov, që është përshkruar si prodhues i bombave për një grup militant lokal.

Në bastisjen në shtëpinë që i takonte grupit militant janë gjetur afro 170 kilogramë të materialit eksploziv dhe një makinë, që ishte e mbushur me material shpërthyes për të shkaktuar eksplodim të fuqishëm, tha komiteti.

Komiteti Kombëtar Antiterror i Rusisë tha se grupi militant kishte planifikuar një seri të sulmeve terroriste në Dagestan.

XS
SM
MD
LG