Ndërlidhjet

Poroshenko: Nuk ka paqe pa kontroll të kufijve


Pamje gjatë takimit të Petro Poroshenkos (i pari majtas) me Victoria Nulandin (djathtas në mes)
Pamje gjatë takimit të Petro Poroshenkos (i pari majtas) me Victoria Nulandin (djathtas në mes)

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, gjatë takimit të sotëm me zyrtaren e lartë të Departamentit amerikan të shtetit, Victoria Nuland, tha se nuk mund të ketë paqe në rajonin lindor Donbas në Ukrainë, pa ripërtritjen e kotrollit në kufirin me Rusinë.

Ai ka shprehur nevojën që kufitarët ukrainas të lejohen të kthehen në të gjitha hapësirat përgjatë kufirit me Rusinë.

“Pa e ripërtrirë kontrollin ukrainas të kufirit, është e pamundshme të arrihet zgjidhja paqësore”, i tha Poroshenko zonjës Nuland.

Victoria Nuland ka theksuar se “shpresojmë se ju e ndjeni njohjen tonë për kurajon e juaj personale në qëndrimin për paqe, për suksesin tuaj në ndaljen e luftës”.

XS
SM
MD
LG