Ndërlidhjet

Mogherini: Për Ballkanin - zgjerimi është rrugë për demokraci


Federica Mogherini
Federica Mogherini

Federica Mogherini, e cila është nominuar për përfaqësuese të lartë të Bashkimit Evropian për politkë të jashtme dhe siguri, tha se për Ballkanin, politika e zgjerimit është i vetmi garantim për transformim demokratik.

“Duke filluar nga Ballkani, e deri te Turqia, besoj se politika e zgjerimit është më e mira, nëse jo edhe e vetmja garancë për transformim afatgjatë në kuptimin e demokracisë, stabilitetit dhe zhvillimit ekonomik”, tha Federica Mogherini.

Këto komente ajo i bëri mbrëmë në seancën dëgjimore në Parlamentin Evropian në Bruksel.

Zonja Mogherini ka theksuar se “dialogu Serbi – Kosovë po zhvillohet shumë mirë në aspektin teknik, por është e nevojshme edhe mbikëqyrja politike, pasi në Prishtinë të krijohet qeveria e re”.

Duke u shprehur për Rusinë ajo tha se Bashkimi Evropian këtë çështje duhet ta trajtojë me përzierje të vendosmërisë dhe taktit.

Disa vende lindore të Bashkimit Evropian e kanë kritikuar ashpër nominimin e zonjës Mogherini, duke thënë se si ministre e jashtme e Italisë, është treguar shumë e butë ndaj Moskës për rolin e saj në Ukrainë.

XS
SM
MD
LG