Ndërlidhjet

Siri: Luftime në rrugët e qytetit Kobani


Zjarr dhe tym në qytetin Kobani në Siri

Zjarr dhe tym në qytetin Kobani në Siri

Forcat kurde janë duke luftuar me militantët e Shtetit Islamik në rrugët e qytetit kufitar sirian, Kobani, në përpjekje për mbrojtjen e qytetit nga militantët.

Agjencitë e lajmeve raportojnë se gjatë ditës së djeshme, xhihadistët kanë depërtuar në pjesën lindore të qytetit, duke përdorë tanke dhe makina të tjera ushtarake.

Më herët gjatë ditës, flamujt e zi të militantëve të Shtetit Islamik janë parë duke valuar në ndërtesat në periferi të Kobanit, meqë duket se ishte shënuar avancim i militantëve.

Forcat kurde kanë bërë thirrje për sulme ajrore nga koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, në mënyrë që të mbrohet qyteti, duke thënë se sulmet ajrore të ndërmarra javën e kaluar ishin të pamjaftueshme.

Ofensiva e xhihadistëve, që filloi para tri javëve, sipas zyrtarëve të lartë të Turqisë, ka shkaktuar largimin e më se 185 mijë civilëve nga shtëpitë e tyre dhe kalimin e tyre në Turqi.

XS
SM
MD
LG