Ndërlidhjet

Rusi: Rubla arriti nivelin më të ulët ndaj dollarit


Ilustrim

Ilustrim

Dollari amerikan ka shënuar rritje ndaj rublës ruse duke u shitur për 40 rubla për një dollar, për të parën herë.

Rënia e rublës është shënuar gjatë tre muajve të fundit për shkak të ashpërsimit të sanksioneve të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian kundër Rusisë, lidhur me rolin e saj në konfliktin në Ukrainë.

Në fillim të qershorit dollari vlente 34 rubla, ndërsa gjatë ditës së djeshme kjo vlerë ishte më se 40 rubla.

Raporti i rublës me dollarin amerikan është shikuar për së afërti prej vitit 1991, kur u shkatërrua ish-Bashkimi Sovjetik, dhe nga shumë rusë është parë si shenjë e forcës ose dobësisë së ekonomisë së këtij veendi.

XS
SM
MD
LG