Ndërlidhjet

Kobani: Luftime në rrugë, pas avancimit të IS-it


Pamje pas një sulmi ajror në Kobani
Pamje pas një sulmi ajror në Kobani

Militantët e Shtetit Islamik dhe luftëtarët kurdë sirianë sot po luftojnë në rrugët e qytetit Kobani, një ditë pasi grupi miliant ekstremist sunit e mori kontrollin ndaj pozicioneve strategjike në periferinë lindore të kufijve të qytetit.

Militantët e Shtetit Islamik kanë avancuar në skajet jugore dhe perëndimore të qytetit Kobani në Siri, që është i banuar me popullatë shumicë kurde, me ç’rast i kanë okupuar disa ndërtesa dhe efektivisht e kanë marrë kontrollin në tri anë në periferi të Kobanit, që është në kufirin me Turqinë.

Korrespondentët që gjenden në pjesën turke të kufirit, raportojnë se forcat ushtarake të Turqisë po i parandalojnë banorët kurdë të Kobanit, që të kalojnë në pjesën juglindore të Turqisë.

Dëshmitarët thonë se aeroplanët luftarakë të koalicionit nddërkombëtar të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, janë dëgjuar duke fluturuar mbi qytetin Kobani për disa orë gjatë natës, me ç’rast janë ndërmarrë sulme pak para agimit të sotëm në skajet lindore dhe juglindore të qytetit.

Por, luftëtarët sirianë kurdë kanë thënë se sulmet ajrore nuk e kanë penguar ofensivën e militantëve të Shtetit Islamik.

XS
SM
MD
LG