Ndërlidhjet

SHBA: Shqiptari mund ta tërheqë pranimin e fajësisë për terror


Pamje e Nju Jorkut
Pamje e Nju Jorkut

Një shqiptar, i cili e ka pranuar fajësinë për akuza për terrorizëm, mund ta tërheqë pranimin e fajësisë, pasi qeveria e Shteteve të Bashkuara, ka zbuluar se i ka monitoruar komunikimet e tij pa leje përkatëse, ka vendosur një gjyqtar federal në Brukin, me gjasë duke e krijuar një sfidë të rrallë kushtetuese për këtë praktikë kundërthënëse.

Gjyqtari amerikan, John Gleeson, të premten tha se personi, Agron Hasbajrami, mund ta tërheq vendimin e tij, pasi tij nuk i ishte dhënë mundësia që ta kundërshtoj kushtetutshmërinë e vëzhgimit, para se ta pranonte fajin, raporton Reuters nga Nju Jorku.

Ky është njëri nga pesë rastet në të cilët Departamenti amerikan i drejtësisë u ka dhënë njoftim të akuzuarve për vepra penale se janë përgjuar pa leje përkatëse, megjithqë zyrtarët vitin e kaluar kanë vendosur ta ndryshojnë politikën për zbulimin e informacioneve të tilla, sipas Bashkimit Amerikan të Lirive Civile.

Një zëdhënëse e Prokurores amerikan në Bruklin, Loretta Lynch, zyra e së cilës e kishte dënuar Agron Hasbajramin, ka refuzuar të komentoj.

Aktualisht, Hasbajrami po e vuan dënimin me burg në kohëzgjatje prej 15 vitesh, por ai mund të dënohet deri në 60 vjet burg, nëse shpallet fajtor për të gjitha pikat e aktakuzës.

Agron Hasbajrami e kishte pranuar fajësinë në vitin 2012 për dërgim të parave për një grup militant në Pakistan.

Letra e zbulimit të qeverisë amerikane është dërguar në muajin shkurt .

XS
SM
MD
LG