Ndërlidhjet

Moskë: Përkujtohet vrasja e gazetares Politkovskaya


Një grua duke vendosur lule të krijuara nga letrat e gazetave në 8 vjetorin e përkujtimit të vrasjes së gazetares ruse Politkovskaya
Një grua duke vendosur lule të krijuara nga letrat e gazetave në 8 vjetorin e përkujtimit të vrasjes së gazetares ruse Politkovskaya

Gazetarët e kanë përkujtuar reporteren e ndjerë ruse, Anna Politkovskaya, në 8 vjetorin e vrasjes, duke vendosur lule të formuara nga faqet e gazetave, para selisë së redaksisë, Novaya Gazeta, ku ajo ka punuar.

Ky përkujtim ishte organizuar nga Amnesty International.

Ceremoni të përkujtimit janë mbajtur edhe në qytetet e tjera në Rusi.

Anna Politkovskaya, që ishte kritike e ashpër e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, dhe artikujt e së cilës kanë zbuluar raste të korrupsionit të nivelit të lartë në Rusi dhe shkeljet e të drejtave të njeriut në rajonin e Çeçenisë, është vrarë para banesës së saj në Moskë, më 7 tetor 2006.

Në qershor të vitit të kaluar dy vetë janë dënuar me burgim të përjetshëm dhe tre të tjerë me burgim të gjatë për involvimin e tyre në vrasjen e gazetares Politkovskaya.

Kolegët dhe të afërmit e saj thonë se drejtësia nuk arrihet nëse nuk identifikohen dhe dënohen ata që e kanë urdhëruar vrasjen.

Politkovskaya është vrarë në ditën e shënimit të datëlindjes së Putinit, duke ngitur spekulime se vrasja e saj nënkuptohej si “dhuratë” për presidentin.

XS
SM
MD
LG