Ndërlidhjet

logo-print

Pakistan: Lideri taliban distancohet nga IS-i


Ushtarët e Pakistanit gjatë një operacioni kundër militantëve talibanë

Ushtarët e Pakistanit gjatë një operacioni kundër militantëve talibanë

Lideri i talibanëve pakistanezë, Mullah Fazlullah, e ka distancuar vetveten nga pretendimi i zëdhënësit të tij, se grupi Tahreek-e-Taliban Pakistan (TTP) i ka urdhëruar luftëtarët e vet t’i ndihmojnë militantët e Shtetit Islamik për krijimin e Kalifatit islamik global.

Në deklaratën për Radion Evropa e Lirë, programi për Pakistanin, zoti Fazlullah i ka hedhur poshtë pretendimet e zëdhënësit, Shahidullah Shahid, për të cilat ishte raportuar në media më 4 tetor.

Udhëheqja e talibanëve pakistanezë duket se është dyshuese ndaj militantëve të Shtetit Islamik, të cilët udhëhiqen nga ambicje të tjera.

Deri tash, ka pak dëshmi për aleancë të fortë ndërmjet militantëve të Shtetit Islamik dhe komandantëve të talibanëve, të ndërlidhur me al-Kaidën.

XS
SM
MD
LG