Ndërlidhjet

HRW: Pesë vetë të zhdukur me forcë në Krime


Organizata Human Rights Watch thotë se së paku pesë vetë ende konsiderohen të zhdukur pas “armiqësive të befasishme” në rajonin Krime në Ukrainë, të aneksuar nga Rusia. Këto zhdukje e krijojnë një “atmosferë të frikës dhe armiqësisë për secilin që është për Ukrainën, përfshirë edhe tartarët e Krimesë”.

Kjo deklaratë u bë pasi tartari i Krimesë, Edem Asanov, i zhdukur prej 29 shtatorit, është gjetur i vdekur.

HRW tha se të pesë personat ishin “zhdukur dhunshëm”.

Në mesin e këtyre pesë vetëve janë dy tartarë të ri, të rrëmbyer më 27 shtaror dhe tre aktivistë për Ukrainën, që ishin zhdukur pas një armiqësie me militantët prorusë.

HRW tha se edhe tartarë të tjerë janë gjetur të vrarë, me shenja të torturës, prej se ky gadishull i Ukrainës u aneksua nga Rusia, në muajin mars.

XS
SM
MD
LG