Ndërlidhjet

logo-print

Brovina fton partitë politike për konsultime


Ramush Haradinaj (AAK), Isa Mustafa (LDK) dhe Fatmir Ljimaj (NISMA)

Ramush Haradinaj (AAK), Isa Mustafa (LDK) dhe Fatmir Ljimaj (NISMA)

Kryesuesja e seancës konstitutive të Kuvendit, deputetja Flora Brovina ka konfirmuar për mediat se të mërkurën ka thirrur një takim me përfaqësuesit e partive politike.

Takimi i thirrur, sipas Brovinës, është bërë për të respektuar nënshkrimet e 62 deputetëve të partive politike, LDK, AAK, Nisma dhe Vetëvendosje me të cilat ata kërkojnë thirrjen e seancës për ditën e enjte.

Por, Brovina ka vlerësuar se thirrja e seancës në këtë mënyrë nuk është në rregull, andaj edhe i ka ftuar partitë politike që të bisedojnë të mërkurën në orën 12:00 në Kuvendin e Kosovës.

XS
SM
MD
LG