Ndërlidhjet

logo-print

Protesta në Turqi, në mbrojtje të Kobanit


Kobani, vend në Siri, afër kufirit turk

Kobani, vend në Siri, afër kufirit turk

Qindra protestues kanë dalë në qytete të ndryshme të Turqisë, për të shprehur pakënaqësitë ndaj qeverisë së tyre, e cila siq thonë ata ka dështuar për të vepruar kundër militantëve të Shtetit Islamik (IS) të cilët po luftojnë që të uzurpojnë Kobanin, vend në kufirinë me Sirinë.

Gjatë mesnatës, përplasjet janë shpeshtuar në Kobani, pasi që militantët e IS, janë zgjeruar me pozicionet e tyre në lindje të këtij vendi.

Mediat, kanë njoftuar për protestat që po mbahen në disa qytete turke, përfshirë edhe në Istanbul dhe në lindje, shumica qytete me shumicë kurde, si Diyarbakir dhe Mardin, ku qytetarët atje po kërkojnë nga Partia Kurde e Punës, që të thërrasin edhe më shumë protestues për të dalë në rrugë.

Protesta, në mbështetje të kurdëve në Kobani, janë mbajtur edhe në disa vende të Evropës.

XS
SM
MD
LG