Ndërlidhjet

Shteti mobilizohet për të penguar protestat e thirrura në Taxhikistan


Umarali Quvvatov, udhëheqësi i opozitës 'Grupi 24'

Umarali Quvvatov, udhëheqësi i opozitës 'Grupi 24'

Një zyrtarë i lartë policor në Taxhikistan, e ka quajtur grupin opozitarë ‘kriminelë’, pasi që Grupi 24, po planifikon një protestë anti qeverisë në Dushanbe. Kurse në anën tjetër prokurorët po bëjnë presion për të ndaluar organizimin e kësaj proteste, derisa policia ka arrestuar të afërm të një aktivisti të opozitës.

Këto lëvizje pasojnë pas bllokimit të qindra faqeve të internetit në Azinë Qendrore, dhe përgatitjeve të paralajmëruara për të goditur Grupin 24, një lëvizje kjo opozitarë, lideri i së cilës Umarali Kuvatov, është larguar nga Taxhikistani në vitin 2012.

Në një deklaratë dhënë sot për agjencinë e lajmeve ruse, ‘TASS’, Ministri i Brendshëm taxhik, Ramazan Rahimzoda thotë se Grupi 24, janë ‘kriminelë që jetojnë jashtë vendit, dhe që në Taxhikistan kërkohen për shumë krime’.

Në të njëjtën ditë, një deklaratë nga një prokuror taxhik, thotë se, ai e akuzon këtë grup, i cili ka për qëlim shkatërrimin e qeverisë, andaj ka kërkuar nga Gjykata e Lartë, që të ndalojë dhe shpallë këtë organizatë ‘terroriste’.

Media në Taxhikistan, thonë se Grupi 24, qëndron pas disa thirrjeve në internet, përmes të cilave po thërrasin taxhik që të protestojnë më 10 tetor në qendër të Dushanbes, kryeqytetin e vendit.

Mediat thonë se pas këtyre thirrjeve, menjëherë janë bllokuar qindra faqe të internetit, përfshirë edhe rrjetet sociale si Facebook, YouTube.

Këto faqe nuk po hapen që nga 5 tetori.

Megjithatë, zyrtarët shtetëror kanë mohuar se kanë gisht në blokadën e internetit.

XS
SM
MD
LG