Ndërlidhjet

India e Pakistani, vazhdojnë luftën në Kashmir


Shtëpi në Kashmir, e sulmuar nga trupat pakistaneze

Shtëpi në Kashmir, e sulmuar nga trupat pakistaneze

Trupat indiane dhe pakistaneze, kanë vazhduar që të gjuajnë me armë zjarri në regjionin e kontestueshëm të Kashmirit, ku nga përleshjet ditët e fundit kanë vdekur 9 civilë.

Sipas njoftimeve, trupat kanë gjuajtur njëra tjetrën për orë të tëra të hënën gjatë mbrëmjes, duke vrarë një pakistanez, dhe lënduar 22 të tjerë nga të dyja palët.

Përleshjet mes tyre, gjatë këtij muaji kanë vrarë 9 civilë, dhe me mijëra banorë janë larguar nga ky vend, për shkak sigurisë.

Të dyja palët, e akuzojnë njëra tjetrën për provokimet që shkaktuan përleshjet, përreth kufirit të kontestueshëm në Kashmir.

Ky është një prej përleshjeve më të dhunshme mes palëve, që nga viti 2003 kur kanë arritur një armë-pushim.

India dhe Pakistani, kanë zhvilluar dy luftëra që nga viti 1947, për pretendimet e tyre, mbi regjionin Himalayan, ku secila thotë se i takon asaj.

XS
SM
MD
LG