Ndërlidhjet

956 ushtarë ukrainas të vrarë nga konflikti me pro-rusët


Donjesk, vendi ku separatistët pro-rusë dhe trupat qeveritare ukrainase, po luftojnë tash sa kohë
Donjesk, vendi ku separatistët pro-rusë dhe trupat qeveritare ukrainase, po luftojnë tash sa kohë

Në lindje të Ukrainës, vetëm ditët e fundit janë vrarë 5 ushtarë të vendit dhe janë lënduar 28 të tjerë.

Ushtria ukrainase, ka thënë sot, se sipas të dhënave të fundit, janë 956 ushtarë të vrarë, që nga nisja e konfliktit mes separatistë pro-rusë dhe qeverisë në muajin prill.

Në ndërkohë, zyrtarë në pjesën lindore të mbikqyrur nga rebelët pro-rusë, në Luhansk dhe Donetsk, thonë se 7 civilë kanë vdekur nga luftimet e fundit.

Përleshjet në Ukranë kanë vazhduar, përkundër arritjes së armëpushimit të arritur mes Ukrainës dhe separatistëve më 5 shtator.


Zonat më të atakuara, janë ai i Donjetsk-ut, ku qeveria ukrainase po mbikqyr aeroportin, të cilin separatistët pro-rusë tash sa ditë po përpiqen që ta uzurpojnë.

Të martën, po ashtu shteti gjerman, ka njoftuar se një konvoj me 112 kamionë me ndihma, janë dërguar për në Ukrainë, të cilët kanë hyrë përmes Polonisë.

XS
SM
MD
LG