Ndërlidhjet

logo-print

Ebola paraqitet edhe në Spanjë


Ilustrim

Ilustrim

Në spitalin shtetëror në Madrid të Spanjës, një infermiere spanjolle, është infektuar me virusin Ebola, edhe pse nuk ka qenë në Afrikën Perëndimore.

Kjo infermiere, është përkujdesur për dy gra spanjolle të cilat po shërbenin në Afrikën Perëndimore, ku e kanë marrë sëmundjen, por që edhe pas trajnimeve në Spanjë ato kanë vdekur.

Autoritetet, kanë thënë sot, se 3 persona përfshirë infermieren, burrin e saj, i kanë vendosure në një karantinë, kurse 50 persona të tjerë, që kanë mundur të pasin kontakt me këta persona, po mbikqyren.

Më shumë se 3,400 njerëz kanë vdekur nga Ebola, shumica në Afrikën Perëndimore.

Rastet e tilla si kjo në Spanjë, tregojnë për rrezikun se si Ebola mund të përhapet jo vetëm në Afrikën Perëndimore, por edhe në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

XS
SM
MD
LG