Ndërlidhjet

Pesë dhunues afgan, dënohen me varje


Të dënuarit afgan, për dhunimin e 4 femrave
Të dënuarit afgan, për dhunimin e 4 femrave

Autoritetet afgane, kanë njoftuar se nesër, më 8 tetor, pesë afgan do të varen, pasi janë gjetur fajtor për dhunimin e katër femrave në Kabul, në fund të muajit gusht.

Burrat afgan, kishin rrëmbyer femrat, gjatë rrugës kur ato po ktheheshin nga Kabuli, ku ishin me një martesë, dhe më pas i kanë dhunuar.

Ky rast, ka zemëruar vendasit, të cilët kanë zhvilluar protesta para Gykatës së Kabulit.

Më pas, presidenti Hamid Karzai, ka bërë thirrje që burrat të dënohen me varje, edhe pse nuk ishte përfunduar procesi ndaj tyre, muajin e kaluar.

Karzai, ka nënshkruar dënimin e me vdekje të tyrë më 27 shtator, ditën e fundit të tij, para se të largohej nga posti i presidentit.

Ndryshe, Gjykata më 15 shtator ka dënuar edhe 2 persona të tjerë me 20 vite burg, për të njëjtin rast, por që nuk kishte fakte të mjaftueshme për t’i dënuar me varje.

XS
SM
MD
LG