Ndërlidhjet

FMN, paralajmëron pengesa ekonomike për ish Bashkimin Sovjetik


Ilustrim

Ilustrim

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka ulur parashikimin e saj për rritjen ekonomike globale për vitet 2014-2015.

Duke përmendur rreziqet nga kriza Ukrainës, grindjet në Lindjen e Mesme, dhe shpërthimin e sëmundjes Ebola në Afrikën Perëndimore, organizata FMN me bazë në Uashington, më 7 tetor ka parashikuar një rritje ekonomike globale për 3.3 përqind në vitin 2014 dhe 3.8 për qind në 2015.

Ndër tjerash, zyrtarë të FMN-së, kanë paralajmëruar për pengesa ekonomike që mund të shfaqen për ish Bashkimin Sovjetik.

“Përshkallëzimi i tensioneve gjeopolitike midis Rusisë dhe Ukrainës, duke rezultuar në një shtrëngim të sanksioneve ndaj Rusisë, do të mund të sjellë një pengesë serioze për ish-Bashkimin Sovjetik”, kanë thënë sot zyrtarë të saj në Uashington.

Ekonomia ruse tashmë është goditur, ajo pritet të rritët me 0.2 për qind në vitin 2014 dhe 0.5 për qind vitin e ardhshëm.

Kurse ekonomia në Ukrainë, është parashikuar të tkurret me 6.5 për qind këtë vit dhe të përmirësohet për vetëm 1 për qind në vitin 2015.

XS
SM
MD
LG