Ndërlidhjet

Tatarët e aneksuar nga Rusia, ndihen të burgosur


Gjatë varrimit të Edem Asanov, tatarianit krimean
Gjatë varrimit të Edem Asanov, tatarianit krimean

Një tatar krimean i cili është gjetur i vdekur në gadishullin e aneksuar, është varrosur sot, në vendlindjen e tij në Saky (qytet në gadishullin e Krimesë, aktualisht subjekt i një mosmarrëveshje territoriale midis Federatës Ruse dhe Ukrainës)

Edem Asanov, 25 vjeç është gjetur i varur në qytetin Yevpatoria, pas disa ditësh që ishte shpalalur i zhdukur. Sipas zyrtarëve të Moskës, Asanov ka vrarë vehtën.

Gruaja e tij, Safinar Dzhemileva, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, se ajo nuk beson se burri i saj ka bërë vetëvrasje.

“Ne këtu jemi të burgosur. Rusia na trajton sikur të burgosur dhe askush nuk jep përgjegjësi”, ka thënë Dzhemileva, sot gjatë varrimit të burrit të saj.

Shumica e tatarëve krimean, krimean turqisht-folës, vendas myslimanë, kanë kundërshtuar aneksimin e gadishullit të Detit të Zi në Ukrainë, nga ana e Rusisë, në muajin mars.

Disa tatarë janë rrëmbyer, gjatë javëve të fundit dhe vendndodhja e tyre mbetet e panjohur.

XS
SM
MD
LG