Ndërlidhjet

Rriten protestat e kurdëve në Turqi – vdes njëri prej tyre


Kobani
Kobani

Kurdër në Turqi, kanë protestuar të martën, kundër dështimit të qeverisë për të mbështetur dhe mbrojtur vendin Kobani në kufi me Sirinë, i cili po sulmohet nga militantët e Shtetit Islamik (IS).

Policia, ka përdorur gaz lotsjellës dhe topa uji ndaj protestuesve, pasi që trazirat janë përhapur në të paktën gjashtë qytete, përfshirë Stambollin, Diyarbakir, Ankara, Mersin dhe Adana.

Kurse është njoftuar për vdekjen e një protestuesi.

Protestat e tyre vijnë pasi që dhuna në Kobani është shtuar. Në këtë vend që është afër kufirit Siri-Turqi, shumica banorë kurdë, militantët e IS kanë arritur që të zgjerohen afër saj.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka paralajmëruar se Kobani ‘është gati për të rënë i tëri në dorën e IS’.

Gjatë një vizite që u ka bërë refugjatëve sirian në Turqi, ai ka thënë se ‘terrori nuk do të ndalet, përpos nëse arrihet një bashkëpunim për sulme tokësore’.

XS
SM
MD
LG