Ndërlidhjet

Karaxhiç shpreson që të lirohet


Radovan Karaxhiç
Radovan Karaxhiç

Ish kreu serb boshnjak Radovan Karaxhiç, ka thënë se ai pret që të lirohet nga të gjitha akuzat për krime lufte.

Karaxhiç, foli në Gjykatën Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë në Hagë, të martën, kur gjyqi ndaj tij, që zgjati pesë vjet është afër përfundimit.

“Ndërgjegjja ime është e pastër. Lufta nuk ka ndodhur me dëshirën time”, është shprehur Karaxhiç.

Prokurorët, kanë kërkuar dënim me vdekje për Karaxhiç, duke thënë se ai ka organizuar pastrimin e Bosnjës nga popullsia jo-serbe gjatë luftës së viteve 1992-1995 në Bosnje, ku janë vrarë më shumë se 100,000 vetë dhe shpërngulur 2 milionë të tjerë.

Akuzat ndaj Karaxhiç, përfhijnë edhe gjenocidin në Sebrenicë, masakrën nga e cila janë vrarë më shumë se 7,500 myslimanë burra dhe fëmijë, në qershor të vitit 1995.

Tani pritët që do të kalojnë disa muaj, derisa gjyqtarët të shpallin denimin ndaj tij.

XS
SM
MD
LG