Ndërlidhjet

Kërkohet ndërhyrje ndërkombëtare në Kobani


Kobani, Siri

Kobani, Siri

I dërguari i Kombeve të Bashkuara në Siri i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që t’iu përgjigjet urgjentisht sulmeve të militantëve të Shtetit Islamik në qytetin kurd të Sirisë, Kobani.

Staffan de Mistura ka thënë se bota “do të pendohet keq” nëse Kobani bie nën pushtimin e Shtetit Islamik.

Komentet e tij janë bërë derisa koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara ka kryer sulme të reja ajrore për të ndaluar avancimin e militantëve në këtë qytet.

Sipas Observatorit Sirian të të Drejtave të Njeriut, forcat kurde, të martën, kanë arritur të zmbrapsin militantët nga disa zona në skajet lindore të tij.

XS
SM
MD
LG