Ndërlidhjet

logo-print

Rusisë i kanosen sanksione të reja


Ministri i Jashtëm i Polonisë, Grzegorz Schetyna.

Ministri i Jashtëm i Polonisë, Grzegorz Schetyna.

Ministri i Jashtëm i Polonisë, Grzegorz Schetyna, ka paralajmëruar Rusinë se mund të përballet me sanksione të reja, nëse politika e saj në Ukrainë nuk ndryshon.

“Të gjitha vendet evropiane flasin me një zë, së bashku me Australinë, Shtetet e Bashkuara dhe Kandanë. Bota e lirë i thotë ‘jo’ këtij lloji të politikës”, ka thënë Schetyna për mediat polake.

Shkeljet e armëpushimit në lindje të Ukrainës kanë ripërtërirë presionin diplomatik të Perëndimit ndaj Moskës.

Shtetet perëndimore akuzojnë Rusinë se mbështet ushtarakisht separatistët në Ukrainë.

Moska e hedh poshtë këtë akuzë.

XS
SM
MD
LG