Ndërlidhjet

Twitter padit FBI-në dhe Departamentin e Drejtësisë


Ilustrim
Ilustrim

Në Shtetet e Bashkuara, Twitter ka hedhur në gjyq Byronë Federale të Hetimeve (FBI) dhe Departamentin e Drejtësisë, për shkak të ligjeve të mbikëqyrjes.

Sipas rregullave të tanishme, Twitter nuk mund të zbulojë informata të caktuara në lidhje me të dhënat e përdoruesve që kanë të bëjnë me sigurinë kombëtare.

Twitter argumenton se kjo shkel të drejtën e fjalës së lirë, ashtu siç është e përcaktuar nga ana e Amendamentit të Parë të Kushtetutës amerikane.

Kompania e teknologjisë thotë se ka ngritur rastin në përpjekje për të detyruar qeverinë që të jetë më transparente në lidhje me kërkesat për të dhënat personale.

XS
SM
MD
LG