Ndërlidhjet

Brovina takon sot liderët partiakë


Kuvendi i Kosovës - foto arkivi
Kuvendi i Kosovës - foto arkivi

Kryesuesja e seancës konstitutive të Kuvendit të Kosovës, deputetja Flora Brovina, pritet të takojë sot përfaqësuesit e partive politike.

Sipas Brovinës, takimi është thirrur për të respektuar nënshkrimet e 62 deputetëve të LDK-së, AAK-së, Nismës dhe Vetëvendosjes, me të cilat ata kërkojnë thirrjen e seancës për ditën e enjte.

Megjithatë, Brovina ka vlerësuar se thirrja e seancës në këtë mënyrë nuk është në rregull, andaj edhe i ka ftuar partitë për konsultime.

Në përpjekje për të gjetur zgjidhje për ngërçin politik, presidentja Atifete Jahjaga ka takuar sërish të martën liderët e partive politike, por pa ndonjë rezultat për krizën.

XS
SM
MD
LG