Ndërlidhjet

logo-print

Edhe Kanadaja sulmon IS-in në Irak


Ilustrim

Ilustrim

Parlamenti i Kanadasë ka votuar për të autorizuar sulmet ajrore kundër militantëve të Shtetit Islamik (IS) në Irak, pas kërkesës së Shteteve të Bashkuara.

Mocioni ka kaluar me 157 vota për dhe 134 kundër.

Ai autorizon sulmet ajrore në Irak për gjashtë muaj dhe thekson se tupat tokësore nuk do të përdoren në operacionet luftarake.

Kanadaja është në mesin e dhjetëra vendeve që i janë bashkuar koalicionit të udhëhequr nga SHBA-ja, i cili lufton militantët e Shtetit Islamik.

XS
SM
MD
LG