Ndërlidhjet

Rohani kërkon reforma në universitete


Presidenti i Iranit, Hassan Rohani.
Presidenti i Iranit, Hassan Rohani.

Presidenti i Iranit, Hassan Rohani, ka kërkuar nga universitetet e vendit që të pranojnë më shumë studentë dhe ligjërues të huaj.

Ai ka bërë thirrje për krijimin e një universiteti ku do të mësohej gjuha angleze, duke thënë se jeta akademike e Iranit do të fitojë më shumë nga ekspozimi më i madh ndërkombëtar.

Rohani i ka hedhur poshtë deklaratat e bëra shpesh nga politikanët konservatorë se ndërveprimi me botën e jashmte do të nxiste spiunazhin.

Edhe pse në Universitetin e Teheranit ka një fakultet në gjuhën angleze, në Republikën Islamike nuk ekziston asnjë universitet në të cilin të gjitha klasët do të ishin në anglisht.

Vetë Rohani ka kryer doktoraturën në një universitet të Skocisë.

XS
SM
MD
LG