Ndërlidhjet

Policia ruse vret militantë në Dagestan


Dagestan - foto arkivi
Dagestan - foto arkivi

Policia ruse ka thënë se ka vrarë tre militantë të dyshuar, të cilët kanë sulmuar një post-bllok në republikën e Kaukazit Verior, Dagestan.

Agjencitë e lajmeve raportojnë se sulmuesit kanë vjedhur një makinë dhe kanë hapur zjarr në postbllokun pranë fshatit Khedba.

Raportet thonë se policia i ka vrarë të tre ata dhe se vetë nuk ka pësuar me viktima.

Dagestani dhe republikat e tjera të Kaukazit Verior janë rrënuar nga dhuna e lidhur me ekstremizmin islamik dhe krimin e organizuar.

XS
SM
MD
LG