Ndërlidhjet

Studentët ukrainas zëvendësojnë rusët në SHBA


Zyrtarja e lartë e Departamentit amerikan të Shtetit për Çështje të Evropës dhe Euroazisë, Victoria Nuland.

Zyrtarja e lartë e Departamentit amerikan të Shtetit për Çështje të Evropës dhe Euroazisë, Victoria Nuland.

Tërheqja e Rusisë nga një program i studimeve në Shtetet e Bashkuara do të hapë mbi 100 vende shtesë për studentët nga Ukraina.

Si pasojë e lidhjeve të tendosura për shkak të krizës në Ukrainë, Rusia ka njoftuar SHBA-në muajin e kaluar se nuk do të marrë pjesë në Programin e Liderëve të Ardhshëm më 2015-2016, i cili ofron bursa për studentët nga dhjetë republikat ish-sovjetike.

Zyrtarja e lartë e Departamentit amerikan të Shtetit për Çështje të Evropës dhe Euroazisë, Victoria Nuland, ka thënë se i vjen keq për vendimin e Rusisë që “ua mohon qytetarëve të saj mundësinë për të studiuar në SHBA”.

Por, në ndërkohë, ajo ka thënë se SHBA-ja do të ofrojë mbi 100 vende shtesë për ukrainasit.

Këto do të çojnë në më shumë se 300 numrin e vendeve të rezervuara për studentët ukrainas.

Ky program arsimor midis SHBA-së dhe Rusisë ka zgjatur 21 vjet.

XS
SM
MD
LG