Ndërlidhjet

Vritet një punonjës i poliomelitit në Pakistan


Ilustrim

Ilustrim

Një pjesëtar i ekipit për vaksinim kundër poliomelitit është vrarë në Pakistan.

Ai ka pësuar nga shpërthimi i bombës në anë të rrugës në fshatin Ali Nagar, pranë kufirit me Afganistanin.

Në sulm është vrarë edhe një kushëri i tij.

Përgjegjësinë për shpërthimin nuk e ka marrë asnjë grup.

Por, talibanët kanë sulmuar shpesh punëtorët e imunizimit në Pakistan, duke thënë se ata janë spiunë për Shtetet e Bashkuara.

Pakistani, së bashku me Afganistanin dhe Nigerinë, janë tre shtetet e vetme në botë ku poliomeliti vazhdon të jetë endemik.

XS
SM
MD
LG