Ndërlidhjet

Personeli mjekësor në rrezik nga Ebola


Ilustrim
Ilustrim

Një këshilltar i shquar i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka paralajmëruar se në mesin e personelit mjekësor mund të priten raste të reja me Ebola, madje edhe në vendet që kanë sisteme moderne të kujdesit shëndetësor.

Profesori Peter Piot ka thënë se nuk është i befasuar që një infermiere spanjolle është infektuar me virusin vdekjeprurës.

Infermierja Teresa Romero është personi i pari që ka marrë virusin jashtë Afrikës perëndimore.

Ajo ka trajtuar dy misionarë spanjollë që kanë vdekur nga Ebola në Madrid.

Piot ka thënë se pret raste të reja të Ebolës në Evropë dhe SHBA, por jo me intensitet të shpejtë të përhapjes si në Afrikë.

Mbi 3,000 persona kanë humbur jetën nga Ebola këtë vit.

Vendet më të goditura janë Liberia, Siera Leone dhe Guinea.

XS
SM
MD
LG