Ndërlidhjet

Hetime për shpërlarje parash, gjatë kohës së Presidentit Sarkozy


Paris
Paris

Në Francë, kanë nisur hetimet mbi dyshimet në dhënie të ryshfetit, lidhur me një marrëveshje 2.5 milion dollarëshe mes Frances dhe Kazakistanit, kohën kur president ishte Nicolas Sarkozy

Gazeta Le Monde, ka njoftuar më 7 tetor se një hetim zyrtar me dyshimi për pastrim parash, është hapur në mars të vitit të kaluar.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar për Associated Press një gjyqtar nga Parisi, por në kushte anonimiteti sepse nuk është i autorizuar që të flasë publikisht mbi këtë çështje.

“Akuza paraprake të korrupsionit dhe pastrimit të parave janë paraqitur muajin e kaluar kundër tre personave, duke përfshirë edhe një avokat që ishte një nga ndihmësit e Sarkozy-t në atë kohë”, tha gjyqtari.

Disa marrëveshje, përfshirë edhe shitjen e 45 helikopterëve të kompanisë franceze Eurocopter, janë nënshkruar gjatë vizitës që kishte bërë në Paris, Presidenti kazak Nursultan Nazarbaev në tetor 2010.

XS
SM
MD
LG