Ndërlidhjet

OSBE kërkon nga Taxhikistani që të lëshoj internetin


Ilustrim
Ilustrim

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), ka deklaruar se bllokimi i internetit në Taxhikistan, është shkelje e të drejtave të njeriut.

Në një deklaratë lëshuar më 7 tetor, përfaqësuesja e OSBE-së, për Lirinë e Mediave, Dunja Mijatovic ka kërkuar nga autoritetet e Taxhikistanit që menjëherë të lëshojnë qasjen në internet.

"Përsëritja e bllokimit të uebfaqeve në Taxhikistan, gjatë disa muajve të fundit, është shqetësuese. Këto sjellje, janë shkelje e të drejtave të njeriut dhe e lirisë së mediave”, ka thënë Mijatovic.

Qindra uebfaqe, përfshirë edhe Facebook, YouTube, dhe faqe të tjera të famshme të internetit, janë bllokuar në tërë Taxhikistanin, nga 5 tetori.

Qasja në këto faqe, është bllokuar pasi që lëvizja opozitare Grupi 24, ka përdorur rrjetet sociale, për të bërë thirrje tek qytetarët që të dalin në protesta kundër qeverisë, në Dushanbe, në kryeqytet, më 10 tetor.

Megjithatë, autoritetet e Taxhikistanit, vazhojnë të mohojnë se ata kanë bllokuar internetin.

XS
SM
MD
LG