Ndërlidhjet

BE: Korrupsioni, problem për anëtarësimin e Ballkanit në BE


Ilustrim
Ilustrim

Komisioni Evropian KE, ka deklaruar se korrupsioni dhe kufizimet e lirisë së mediave, janë problem për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, në Bashkimin Evropian BE

Kjo deklarat vjen, sot, kur KE ka shpalosur raportet e progresit për vendet kandidate për anëtarësim në BE.

Raporti, thotë se Mali i Zi, nga të gjithë kandidatët është më afër për tu anëtarësuar në BE.

Por, ajo i tërheq asaj vëmendjen, se nëse Mali i Zi nuk bën reforma në drejtësi, rruga për në BE, mund të ngadalësohet.

Për Serbinë, thuhet se ‘politikanët janë shprehur të gatshëm që të luftojnë korrupsionin’, prej se ajo ka marrë statusin e kandidatit për BE, në muajin janar.

Por, Brukseli thotë se Beogradi duhet të sigurojë lirinë e gjyqësisë dhe të luftojë korrupsionin, i cili vazhdon të mbetet ‘i shfaqur në shumë sfera’.

Po ashtu, planet e Beogradit për të ndërtuar tubacionin e Rrjedhës së Jugut për gazin rus, dhe refuzimi i tij për të dënuar Rusinë, janë probleme të tjera për BE-në.

Sa i përket Bosnjës e Hercegovinës, ky vend mbetet ‘vend-numëro’ në krijimin e institucioneve funksionale.

Kurse për Kosovën mbetet problem, korrupsioni dhe mungesa e pavarësisë së gjyqësorit.

XS
SM
MD
LG