Ndërlidhjet

Presidenti kenias, në Hagë


Presidenti kenias, Uhuru Kenyatta

Presidenti kenias, Uhuru Kenyatta

Presidenti kenias, Uhuru Kenyatta, është bërë presidenti i parë në detyrë i një vendi, që paraqitet para Gjykatës Ndërkombëtare penale në Hagë.

Kenyatta, është thirrur në gjykatën në Hagë për t'iu përgjigjur pyetjeve, lidhur me shtyerjen e vazhdueshme, të procesit gjyqësor për dyshime për orkestrimim e dhunës vdekjeprurëse paszgjedhore në peiudhë 2007-2008, me çrast kanë vdekur disa persona.

Ai, është akuzuar për krime kundër njerëzimit.

Kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare për Krime, Fatou Bensouda, ka shprehur dyshime edhe për frikësim ndaj dëshmitarëve.

Kryeprokurori Bensouda, ka thënë se Nairobi (kryeqyteti i Kenisë) ka mbajtur dokumentet, përmes të cilave mund të zbardhej rasti, mbi dhunën që solli një nga vendet më të qëndrueshme të Afrikës Lindore, pranë luftës civile.

Lidhur me vendimin se çfarë do të bëhet me këtë rast, gjyqtarët do të caktojnë një datë tjetër.

XS
SM
MD
LG