Ndërlidhjet

Dy amerikanë dhe një gjerman, fitojnë çmimin Nobel për kimi


Ilustrim

Ilustrim

Shkencëtarët amerikan, Eric Betzig dhe William Moerner si dhe shkencëtari gjerman Stefan Hell, kanë marrë çmimin e parë Nobel 2014 për kimi.

Ata janë shpërblyer për ‘zhvillimin e mikroskopit’

Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave, thotë se puna e tre shkencëtarëve "ka sjellë mikroskopin optik në nanodimension."

Ndryshe, një ditë më parë, të martën, Komiteti i Nobelit u ka ndarë çmimin për fizikë tre fizikantëve japonezë: Isamu Akasaki, Hiroshi Amano dhe Shuji Nakamura.

Ata janë shpërblyer për zhvillmin e energjisë së ulët, përkatësisht diodave të emetimit të dritës së kaltër.

Komiteti i Nobelit ka thënë se diodat e emetimit të dritës së kuqe dhe të gjelbër kanë qenë në dispozicion për dekada, por zhvillimi i atyre të kaltëra ka bërë revolucion në këtë fushë.

Kurse të hënën, ditën e parë të kësaj ceremonie, është dhënë çmimi i parë Nobel për mjekësi, të cilin e kanë fituar tre shkencëtarët: amerikano-britaniku John O'Keefe dhe çifti norvegjez, May-Britt Moser dhe Edvard Moser.

Të tre, kanë ndihmuar që të shpjegojnë se si truri krijon ‘një hartë të hapësirës që na rrethon ne, dhe se si ne mund të lundrojmë rrugën tonë përmes një mjedisi kompleks’.

XS
SM
MD
LG