Zyrtarët në Bagdad, thonë se, sot, militantët e Shtetit Islamik (IS) kanë rrëzuar një helikopter ushtarak irakian pranë qytetit të rafinerisë së naftës në Baiji të Irakut verior, me çrast kanë vdekur dy pilotët irakian.
Ky është helikopteri i dytë i ushtrisë irakiane, që sulmohet dhe rrëzohet nga militantët e IS, gjatë javës së fundit.
Autoritetet thonë se militantët e IS, kanë përdorur një raketë, për të rrëzuar helikopterin e tipit amerikan Bell 407.
Militantët po ashtu kanë rrëzuar një helikopter të tipit rus, Mi-35, në të njëjtin vend më 3 tetor, ku po ashtu janë vrarë dy pilotët.
Militantët po luftojnë kundër forcave të qeverisë për disa muaj për të kontrollin e Baiji, afër së cilës është rafineria e naftës, nga më të mëdhat në Irak.