Ndërlidhjet

331 të vdekur në Ukrainë, pas armëpushimit


Në Donetsk, pjesë e sulmuar nga separatistët pro-rusë

Në Donetsk, pjesë e sulmuar nga separatistët pro-rusë

Kombet e Bashkuara (OKB) kanë njoftuar se më së paku 331 persona kanë vdekur në lindje të Ukrainës, prej se është arritur armëpushimi mes qeverisë dhe separatistëve pro-rusë, më 5 shtator.

Komisionieri i lartë i OKB-së, për të Drejtat e Njeriut, ka thënë, sot, se përleshjet po vazhdojnë në Donetsk, njëri prej dy qyteteve që po mbahet nga separatistët, si dhe përreth vendeve, Debaltseve and Schastye.

Ai tregon se rreth 3,660 njerëz kanë vderkur, dhe 8,756 janë lënduar në lindje të Ukrainës, prej se ka filluar konflikti në mes të muajit prill.

Rreth 331 të vdekur, janë paraqitur prej mbas armëpushimit 5 shtator, deri më tani.

Konflikti në Donetsk, është i përqëndruar më së shumti përreth aeroportit të cilin po e kontrollojnë forcat qeveritare, por vendet përreth janë sulmuar nga separatistët.

Në pjesën e kontrolluar nga rebelët në Donetsk, kanë thënë se 3 civilë kanë vdekur të martën gjatë natës.

XS
SM
MD
LG