Ndërlidhjet

Arrestohen 14 gjykatës në Shkup


Ilustrim
Ilustrim

Policia e Maqedonisë ka arrestuar 14 gjykatës të Gjykatës për Kundërvajtje në Shkup, për shpërdorim të detyrës zyrtare dhe dëmtim të buxhetit të shtetit për 1.3 milion euro.

Gjatë aksionit policor që u zhvillua në orët e hershme të mëngjesit, sot, janë arrestuar edhe nëpunës tjerë të gjykatës duke e çuar në 25 numrin e të ndaluarve.

Prokuroria dyshon se të arrestuar gjatë vitit 2012 si dhe në tremujorin e parë të vitit 2013, kanë shkelur procedurat në mbi 8 mijë lëndë gjyqësore ndërsa sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, të dyshuarit përmes procedurave urgjente kanë sjell vendime, por ato i kanë mbajtur në sirtarë për t’u vjetërsuar.

Kallëzimi për ndjekje penale është shkruar në 800 faqe. Arrestimet vijnë në kohën kur Maqedonia përballet me kritika të ashpra për mungesë të pavarësisë së pushtetit gjyqësor.

Në raportin e progresit të Komisionit Evropian, gjyqësori është apostrofuar si një nga pengesat kryesore në procesin e integrimit të Maqedonisë në strukturat euroatlantike.

XS
SM
MD
LG