Ndërlidhjet

logo-print

Ekzekutohen pesë afganë, për dhunim të katër vajzave


Vendi ku pesë afganët janë ekzekutuar me varje në Kabul, sot, më 8 tetor.

Vendi ku pesë afganët janë ekzekutuar me varje në Kabul, sot, më 8 tetor.

Në Kabul të Afganistanit, sot, pesë afgan të akuzuar për dhunim të katër femrave, janë ekzekutuar.

Ata janë dënuar me varje, në burgun Pul-e-Charkhi në lindje të kryeqytetit.

Afganët janë shpallur të fajshëm për ‘dhunim, grabitje dhe dhunë” ndaj katër femrave, të cilat kohën e rrëmbimit, ishin duke u kthyer nga një martesë në Kabul, në muajin gusht.

Njëra prej viktimave, 18 vjeçare, ka vdekur në spital, pas plagëve që ka marrë prej dhunuesve afgan.

Ky rast, kishte zemëruar banorët, të cilët kanë protestuar, para gjykatës në Kabul.

Por, në anën tjetër, Komisioni i Lartë i OKB-së, për të drejtat e njeriut si dhe grupet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, i kanë bërë thirrje presidentit të ri të Afganistanit, Ashraf Ghani, për të ndaluar ekzekutimin e pesë të dënuarve.

Në një deklaratë në 8 tetor, Amnesty International (AI) ka quajtur ekzekutimin e tyre "fyerje e drejtësisë", duke thënë se një mori e seancash gjyqësore janë përcjellur me “mospërputhje, pretendime të pa hetuara dhe me ndërhyrje politike."

Organizata, Human Rights Watch, me bazë në Nju Jork, ka thënë se gjyqi u pengua nga "shkeljet e tmerrshme", duke përfshirë edhe mungesën e provave.

Në kohën kur ka ndodhur rasti, Presidenti Hamid Karzai, pati nënshkruar dënimin me vdekje të 5 afganëve, edhe pse gjyqi ndaj tyre nuk kishte përfunduar.

Ndryshe, Gjykata afgane, ka dënuar edhe 2 persona të tjerë me 20 vite burg, për të njëjtin rast, por që nuk kishte fakte të mjaftueshme për t’i dënuar me varje.

XS
SM
MD
LG