Ndërlidhjet

Grupet islamike, në vëzhgim të rreptë të autoriteteve kazane


Kazakistan

Kazakistan

Një Gjykatë në Kazakistan, ka dënuar me 5 vite burg, një banor të Almatys, për ‘përhapje të terrorizmit dhe religjionit ekstrem’.

Zyra e prokurorit rajonal, ka thënë sot, se ky person, (emri i të cilit mbahet i fshehur) është akuzuar për ekstremizëm. Në filim të këtij viti, policia e kishte zënë, duke i dhënë një tjetër personi, video inxhizime me përmbajtje ekstreme fetare.

Hetuesit, e kanë akuzuar atë për përhapje të religjionit ekstrem dhe shpërndarje të urrjejtes në mesin e anëtarëve të komunitetit religjioz në Sarqan.

Muajin e kaluar, autoritetet e vendit kanë thënë se dy banorë të regjionit Almaty, janë arrestuar dhe dënuar për aktivitetet e tyre në grupin islamik që shteti e ka ndaluar, të quajtur ‘Tablighi Jamaat’.

Grupet islamike në Kazakistan, janë vu në shënjestër të autoriteteve, prej se një militant islamik ka bërë sulmin e parë vetëvrasës në këtë vend, në veriperëndim të qytetit Aqtobe, në vitin 2011.

XS
SM
MD
LG