Ndërlidhjet

44 miliard dollarë, për paqe në Kolumbi


Senatori, Juan Manuel Santo's

Senatori, Juan Manuel Santo's

Kolumbia, duhet t'i investojë më së paku 44 miliard dollarë, për të implementuar marrëveshjen e paqës me rebelët marksist, që të përfundojë konflikti 50 vjeçar, thotë një senator, i cili mbështet bisedimet aktuale të paqes.

Shifra, është vlerësimi i parë i kostos së një marrëveshjeje paqeje për t'i dhënë fund konfliktit me Forcat e Armatosura Revolucionare të Kolumbisë (FARC).

Kjo shifër, llogaritet për një periudhë kohore prej 10 vjetësh.

"Çmimi minimal për 10 vitet e ardhshme, për të implementuar marrëveshjen, është 44 miliard dollarë”, ka thënë të martën, senatori Roy Barreras, po ashtu kryetar i Komisionit të Paqës në Kongresin kolumbian.

Ai ka thënë, se këto para do të përdoren për financimin e programeve të riintegrimit për ish-rebelët, për kompensimin e viktimave, kthimin e popullatës së të zhvendosurve, si dhe për reformën e tokës.

“Qeveria duhet të zbatojë reforma strukturore dhe të garantojë se do të ketë fonde të mjaftueshme për programet e tilla pas konfliktit”, ka thënë Barreras, para Kongresit.

Barreras, i cili është anëtar i partisë së Presidentit Juan Manuel Santo's, ka thënë se lufta tani po i kushton vendit, 49.6 miliard dollarë, brenda një viti.

“Kjo do të thotë se me paratë e një viti të luftës, ne do të mund të paguajmë paqën, dhe më pas Kolumbia do të mund të zhvillohet, dhe do të jetë e lirë nga konflikti”, ka shprehur ai.

Shteti po i humb të ardhurat nga nafta, për shkak se kompanitë po përballen me vonesa të licencimit të mjedisit, ndërkohë rebelët po vazhdojnë të prishin tubacionet.

Janë bërë dy vjet, prej se janë mbajtur bisedimet për paqe në Havana. Negociatorët kanë aarritur marrëveshje preliminare, për tri çështje: pjesëmarrjen politike të FARC-ut, reformën e tokës dhe tregtinë e paligjshme të drogës.

Të dyja palët, tani po bisedojnë për kompensimet e viktimave, më pas do të diskutojnë për riintegrimin e luftëtarëve rebel.

Dhuna gjatë pesë dekadave të fundit mes të rebelëve të majtë, qeverisë, dilerëve të drogës dhe grupeve paramilitare, ka vrarë më shumë se 200.000 njerëz dhe zhvendosur miliona.

XS
SM
MD
LG