Ndërlidhjet

logo-print

SHBA merr në dorë rolin e Turqisë ndaj IS


Sekretari amerikan, John Kerry

Sekretari amerikan, John Kerry

Pas pak orësh, sekretari amerikan John Kerry, ka thënë se do të merret vendimi, për rolin që do të duhet të marrë Turqia, dhe vendet e tjera në luftën kundër militantëve të Shtetit Islamik (IS).

Sekretari, John Kerry, ka thirrur kryeministrin turk, Ahmet Davutoglu, për të diskutuar për ngurrimin e Ankarasë për t'u përfshirë në luftë kundër militantëve në Kobani.

Ky vend në Siri, që gjendet afër kufirit me Turqinë, ku shumica e banorëve janë kurdë, po ballafaqohet me sulme të mëdha nga ana e militantëve të IS.

Si rrjedhojë, gjendja alarmante atje, ka bërë që, sot, koalicioni ndërkombëtar i udhëhequr nga SHBA, të intensifikojë sulmet ajrore kundër militantëve të IS, në Siri.

Salih Muslim Muhammad, udhëheqës i lëvizjes kurde siriane, PYD, që po luftojnë militantët, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, se sulmet ajrore ndërkombëtare kanë shkatërruar ‘tanke të militantëve të IS.

Ai ka thënë, se këto sulme kanë ndihmuar kurdët në Kobani, por sipas tij, ato nuk mjaftojnë dhe duhet vazhduar.

Kobani ka alarmuar ndërkombëtarët, pasi që ky vend gjendet para krizës së lartë humanitare, përfshirë edhe rrezikut për ekzekutime masive, në rast se militantët e IS, uzurpojnë atë.

Uzurpimi i Kobanit, po ashtu do t’i mundësonte militantëve të IS, që të kontrollojnë gjithë kufirin Siri-Turqi.

Andaj, thirrjet ndaj Turqisë që të luan rolin e saj në këtë çështje janë shpeshtuar.

Edhe Presidenti francez, Francois Hollande, i ka thënë Presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, se ai mbështet idenë e Turqisë, që të dërgohen trupa turke në kufi me Sirinë, për të mbrojtur banorët që po shpërngulen nga zona e luftës.

Megjithatë, edhe pse Erdogan e ka përmendeur një gjë të tillë, Turqia vazhdon të refuzojë dërgimin e trupave të saj në veri të Sirisë.

Në anën tjetër, Turqia është ballafaquar edhe me protesta të kurdëve në këtë vend, të cilët kanë protestuar ndaj dështimit turk për të mbështetur Kobanin.

Nga përshkallëzimi i protestave, gjatë dy ditëve të fundit 14 kurdë në Turqi kanë humbur jetën.

XS
SM
MD
LG