Ndërlidhjet

logo-print

Rusia, kërkon t'i kompensojë kompanitë e goditura nga sanksionet


Presidenti rus, Vladimir Putin

Presidenti rus, Vladimir Putin

Parlamenti rus, është afër, miratimit të një ligji, përmes të cilit do të lejojë që mjetet e huaja brenda vendit të konfiskohen, dhe po ashtu, shteti të paguajë kompensim rusëve, që kanë humbur pronat e tyre për shkak sanksioneve perëndimore.

Deputetët e Kremlinit që e nxjerrën këtë ligj, kanë thënë se ligji do të mbrojë interesat e njerëzve të thjeshtë.

Por, kritikët thonë se një gjë e tillë do të mbrojë miliarderët dhe zyrtarët rusë nga ndikimi i sanksioneve, të shqiptuara për shkak aneksimit të Krimesë së Ukrainës nga ana e Rusisë, si dhe për mbështetjen ruse ndaj rebelëve në Ukrainë lindore.

Draft ligji, ka kaluar leximin e parë.

Tri lexime, kërkohen para se parlamenti ta propozojë si ligj. Më pas, ai shkon për miratim në Këshillin e Federatës së Parlamentit, dhe para se të hyj në fuqi, duhet ta nënshkruajë edhe presidenti rus, Vladimir Putin.

Ligji, thirret “ligji Rotenberg" i emëruar sipas emrit të biznesmenit, Arkady Rotenberg, mik dhe partner i presidentit Putinm, të cilit i janë konfiskuar katër vila në shtator nga autoritetet italiane, dhe me këtë ligj atij Rusia i ofron kompensim.

Ndryshe, sot, në Moskë, pjesëtarë të opozitës, kanë protestuar para parlamentit, për të kundërshtuar miratimin e këtij ligji.

XS
SM
MD
LG