Ndërlidhjet

logo-print

Vazhdon konflikti Indi/Pakistan - Vritën pesë civilë


Banorët, derisa po ikin nga shtëpitë e tyre në kufirin Pakistan - Indi

Banorët, derisa po ikin nga shtëpitë e tyre në kufirin Pakistan - Indi

Pesë civilë kanë vdekur dhe qindra banorë kanë ikur nga regjioni i Kashmirit, të mërkurën, ku ka vazhduar luftimi mes forcave të armatosura pakistaneze dhe atyre indiane.

Në total, nëntë pakistanezë dhe tetë civilë indianë kanë vdekur, prej se ka filluar konflikti, para pak më shumë se një jave, kryesisht në regjionin mysliman Himalayan.

Kashmir, është pjesë për të cilën të dyja palët thonë se u takon atyre, dhe si rrjedhojë është fokus i tensioneve në Azinë Jugore.

Secila palë, po e akuzon njëra tjetrën për provokim të situatës që zgjojë dhunën, në kufirin Indi – Pakistan, pjesë kjo që ka qenë e përfshirë në një armëpushim nga viti 2003.

Ndërkohë që shkëmbimet e zjarrit sporadike, janë të zakonshme përgjatë kufirit de fakto që ndan rajonin. Vetëm të mërkurën janë vrarë dy civilë indian dhe tre civilë pakistanezë, kanë treguar autoritetet e vendit.

“Të gjithë jemi të shqetësuar, dhe duam një zgjidhje sa më parë”, ka thënë udhëheqësi i forcave indiane, Arup Raha.

Më shumë se 18,000 civilë indianë, janë larguar nga shtëpitë e tyre nga zona ku po bëhen luftimet, ndërsa kanë gjetur strehim nëpër kampe dhe në disa shkolla më larg atij vendi.

"Nëse India dhe Pakistani janë në armiqësi, le të luftojnë, por çfarë faji kemi ne”, është shprehur një 50 vjeçar, që është larguar nga shtëpia e tij.

“Gjatë natës jemi larguar nga shtëpitë, dhe po jetojmë në këtë shkollë, në kushte të mjeruara. Duam që të përfundoojë kjo, dhe të kthehemi në shtëpi”, ka shtuar ai.

XS
SM
MD
LG