Ndërlidhjet

Sulme të reja të koalicionit kundër militantëve të Shtetit Islamik


Pamje pas një sulmi ajror amerikan kundër caqeve të militantëve të Shtetit Islamik në qytetin Kobani
Pamje pas një sulmi ajror amerikan kundër caqeve të militantëve të Shtetit Islamik në qytetin Kobani

Ushtria e Shteteve të Bashkuara dhe vendet aleate i kanë ndërmarrë tetë sulme ajrore kundër caqeve të grupit militant, Shteti Islamik, afër qytetit të rrethuar sirian, Kobani.

Në kumtesën e mbrëmshme të Komandës qendrore të ushtrisë amerikane, theksohet se çdo gjë tregon se ky qytet afër kufirit me Turqinë ende mbetet nën kontroll të luftëtarëve kurdë.

Komanda, poashtu, ka njoftuar se nga sulmet ajrore janë shkatërruar disa caqe të Shtetit Islamik, përfshirë pesë makina me armë, një depo e furnizimeve, kompleksi i komandës dhe kontrollit dhe tetë kazerma të okupuara.

Më herët, Pentagoni ka pranuar se Kobani ende mund të ballafaqohet me rënie nën kontroll të militantëve, të cilët mund të okupojnë mëtutje territore shtesë.

Presidenti amerikan, Barack Obama, mbrëmë në Uashington, pas takimit me këshilltarët e tij ushtarakë, tha se beson se Shtetet e Bashkuara do ta mbajnë progresin kundër militantëve të Shtetit Islamik në Irak dhe Siri.

XS
SM
MD
LG